Pëllumb Xhufi

Pëllumb Xhufi: Albini nuk mund ta detyrojë Amerikën dhe Bashkimin Evropian që ta realizojë qëllimin e tij në mënyrë te njëanshme

Akademiku i mirënjohur,  Pëllumb Xhufi, në emisionin “Shqip” të  Rudina Xhungës komentoi situatën në veri të Kosovës. Xhufi e cilësoi të gabuar, vendimin e Kurtit për të çuar policinë në komuna, për të mbrojtur kryetarët e zgjedhur në veri. Sa i përket draftit të Ramës për asociacionin, Xhufi u shpreh se vula dhe draftet u duhen lënë vendeve të mëdha, Amerikës  dhe BE-së sepse ato kanë përvojë në zgjidhjen e këtyre situatave. Nuk e dimë nëse Albin Kurti ka pyetur njeri për këtë hap jashtëzakonisht sfidues, që është edhe i rrezikshëm për të shkuar drejt një objektivi që ai ka caktuar dhe që duket një luftë me mullinjtë e erës. Në këtë çështje duhet të ketë një bashkëpunim. Në zgjedhjet e fundit në veri, serbët nuk morën pjesë. Ti nuk mund ta detyrosh SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që të realizojë qëllimin tënd duke vepruar në mënyrë te njëanshme, duke çuar kryetarë komunash në një zonë ku nuk ka shqiptarë. Le t’i quajë BE-ja dhe Amerika  zgjedhje të qeta, rezultati i tyre duhet pranuar, por ti nuk mund të çosh policinë mes një komuniteti serb të elektrizuar nga Beogradi dhe të fusësh një kryetar komune që do jetë i rrezikuar gjithë kohës. Kjo mënyra është e gabuar. Albin Kurti të masë hapat. Ka munguar takti diplomatik dhe nuhatja. Kjo është fatkeqësi e madhe. Dhe pastaj del edhe problemi i bashkërendimit të punës në grup. Në zgjidhjen e këtyre problemeve, ne dhe shqiptarët e Kosovës kemi interes që vulën dhe draftet t’i bëjnë ata të mëdhenjtë që përcaktojnë fatet e ne të vegjëlve. Ata kanë bërë draft edhe për Zajednicën, kanë ndërhyrë, ka vend për përmirësime. U duhet lënë atyre, ata kanë fuqinë, por edhe arrogancën, por një arrogancë e bukur që u ka hije se janë të mëdhenj”, u shpreh akademiku, Pëllumb Xhufi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …