Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Eduard Joseph: Nisma e Uashingtonit për të vendosur sanksione shtesë ndaj Kosovës është e kuptueshme

Profesori i njohur amerikan, Eduard Xhozef, ka deklaruar se  Uashingtoni zyrtar ka përmbushur detyrimin e kahershëm të Prishtinës, të pranuar së fundmi nga Albin Kurti, për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe. E frustruar me kryeministrin e Kosovës për dështimin në paraqitjen e kushteve të tij për themelimin e Asociacionit, dhe e zemëruar me operacionin e tij të fundit, të pamatur të policisë speciale në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës, administrata e kryetarit Xho Biden tashmë e ka ndëshkuar Kosovën dhe është gati të shkaktojë më shumë dhimbje. Joseph deklaron se duke hequr dorë nga presioni, Kurti deri më tani ka hedhur poshtë kërkesat e Amerikës  dhe BE-së për të tërhequr policinë speciale nga veriu, për të hequr kryetarët e komunave të instaluara së fundmi në ndërtesat komunale dhe për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Kurti këmbëngul që serbët që sulmuan NATO-n dhe policinë e Kosovës më 29 maj, fillimisht të sillen para drejtësisë, si pjesë e planit pesë pikësh të kryeministrit për të ulur tensionet. Për të shmangur një bojkot tjetër serb të zgjedhjeve,  kryetarja Vjosa Osmani – e cila kryesisht mbështet linjën e Kurtit – ka propozuar që të paktën 20 për qind e votuesve të nënshkruajnë një peticion për zgjedhje të reja. Eduard Jozef  thotë se  me sfidën e tij, Albin Kurti ka zemëruar Shtetet e Bashkuara, aleatin më të rëndësishëm të Kosovës, ka tjetërsuar popullsinë serbe të Kosovës dhe ka nxitur kryetarin  serb Aleksandar Vuçiq, që edhe ashtu si autokrat, po përballet me protesta të pashembullta të brendshme. Nisma e Uashingtonit për të vendosur sanksione shtesë ndaj Kosovës është e kuptueshme, ka thënë mes tjerash, profesori Eduard Xhozef.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …