Pensionohet arsimtari Tush Gjergji

Me rastin e pensionimit të arsimtarit, Tush Gjergji, kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e kanë pritur në takim atë.

Me këtë rast ata falënderuan arsimtarin në fjalë për angazhimin dhe punën e tij 25 vjeçare në edukimin e shumë brezave.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij, kryetari Haliti i ndau edhe një mirënjohje.

Përndryshe arsimtari, Tush Gjergji, ka punuar në shkollën e mesme fillore të ulët “Don Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …