Pensionohet Mustafë Tafa, i cili për më shumë se 40 vite kontribuoi në arsim në komunën e Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit dhe të tjerë kanë pritur sot në takim z. Mustafë Tafa, i cili sapo është pensionuar. Më këtë rast ai falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim, duke i ndarë atij një mirënjohje dhe uruar pensionim të rehatshme. Ai e çmoj lartë punën e tij, duke shtuar se z. Tafa, ka kontribuar edhe në kohët më të vështirë para luftës në Kosovë. Kurse Mustafë Tafa ndër tjerash tha se ajo që po bëhet në Viti, është jashtë pritshmërisë dhe mrekulli dhe sipas tij gjithë shihet që janë të kënaqur me punën e kryetarit dhe stafit të tij. Duke folur për pritjen që ju bë atij ai tha se ky respekt që po ju bëhet pensionistëve në Arsim ju jep forcë që të vazhdohet me jetën pas pensionit. Një mirënjohje atij i dha edhe shkolla e fshatit Tërpezë, ku ai ka shërbyer. Nga një fjalë rasti mbajtën edhe disa ish bashkëpunëtor të tij nga Vitia dhe Ferizaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …