Pensionohet zyrtarja e lartë e arsimit, Sadije Hajdini

Pas një pune prej katër dekadash, del ne pension zyrtarja e lartë e arsimit në komunën e Ferizajt, znj. Sadie Hajdini. Kontributi i saj, në fushën e arsimit ishte jashtëzakonisht i madh. Një kohë punoi si profesoreshë e lëndës së fizikës, për tu kyqur më vonë si këshilltare në Entin Pedagogjik, ku punoi më shumë se një dekadë. Në 25 vitet e fundit ishte zyrtare e arsimit në Drejtorinë e Arsimit, prej nga edhe doli në pension.

Afrim Llabjani, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, çmoi lartë punën e saj shumëvjeçare, me ç’rast edhe i ndau mirënjohje për kontributin e saj jetësor në fushën e arsimit.

Në ceremoninë përshëndetëse, morën pjesë të gjithë zyrtarët e arsmit dhe nënkryetari i komunës Lulzim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …