Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Për dyshimet e ndërkombëtarëve lidhur me nismën e amnistisë fiskale, Edi Rama tha se është faji i një të djathte rublash me Sali Berishën

Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë. Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi i tyre  do bëjë atë që është e drejtë.  “Kemi njerëz që janë kthyer nga emigracioni këtu. Kanë ardhur nga Tirana. Sepse kanë kuptuar që jetohet me më pak stres. Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Do luftojmë deri në fund. Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara. Që mbetën stampë në flamurin tonë kombëtar. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Si qenkan këta kriminelë. Si u bëkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhim i krimit, pa pyetu opozitën Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …