Annalena Berbuk

Annalena Baerbock: Gjermania nuk duhet të bëjë me Kinën gabimet që i ka bërë në marrëdhëniet me Rusinë në vitet e fundit,

Gjermania nuk duhet të bëjë me Kinën gabimet që i ka bërë në marrëdhëniet me Rusinë në vitet e fundit, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok. Ajo ka thënë se Gjermania duhet të përballet me “konkurrencën e sistemeve” mes shteteve që besojnë në ligjin ndërkombëtar dhe regjimet autoritare. “Ne duhet të mësojmë nga gabimet e politikës sonë ndaj Rusisë në dekadat e fundit”, ka thënë Baerbok në një forum për politikë të jashtme në Berlin. “E them shumë qartë se varësia e njëanshme ekonomike na ekspozon ndaj shantazhit politik”. “Sa i përket Rusisë kjo gjë është e kryer”, ka thënë Baerbok, duke e pranuar se Gjermania ka injoruar paralajmërimet e partnerëve nga lindja e Evropës për varësinë ndaj energjisë ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …