Për herë të tretë bëhet pastrimi i deponisë së mbeturinave inerte në Junik

Sot komuna e Junikut me mundësit e veta, në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve në Junik, ka bërë pastrimin e deponisë së mbeturinave inerte për herën e tretë, ndërsa gjatë aksionit “Ta pastrojmë Junikun”, është pastruar në tërësi tereni përgjatë deponisë nga mbeturinat e plastikës. Ky veprim është bërë për shkakun se aty janë hedhur mbeturina që nuk janë të lejuara të hedhën siç janë mbeturinat nga materiali i plastikes, xhamit, drurit të plastifikuar etj. Kryetari Shehu tha se lokacioni i caktuar për deponin e mbeturinave inertet është në njërën prej hyrje – daljeve të komunës tonë, prandaj ju lutemi që mos të hidhni mbeturina nga plastika. Këto mbeturina po i japin një pamje shqetësuese komunës tonë kur e dimë që Juniku është vendi me i bukur në Kosovë, andaj këtë epitet pa ndihmën tuaj ne nuk mund ta kemi, ta mbrojmë Junikut duke mos hedhur mbeturina të tilla.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

Në Deçan, filloi nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi …