Për nder të 20 vjetorit jubilar të “Epopesë së Jezercit”, nesër me disa aktivitete do të nderohen dëshmorët e rënë në këtë betejë

Në 20 vjetorin jubilar të “Epopesë së Jezercit”, nesër me disa aktivitete do të nderohen dëshmorët e rënë në këtë betejë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj  me rastin e 20 vjetorit jubilar të “Epopesë së Jezercit”, në nderim të bashkëluftëtarëve dëshmorëve të rënë fton për homazhe në nder të gjithë dëshmorëve të UÇK-së të komunës se Ferizajt.

“Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në nder të 20 vjetorit jubilar të “Epopesë së Jezercit”, në nderim të bashkëluftëtarëve e dëshmorëve të rënë në këtë betejë: Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, si dhe në nder të të gjithë Dëshmorëve të UÇK-së të komunës sonë, ftoheni në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj si dhe ftoheni në programin e organizuar në nder të kësaj beteje.

Agjenda: 28.09.2018:

– 09:00 – takimi për nisje në homazhe – Sheshi “Adem Jashari” – tek platoja para Komunës së Ferizajt;
– 10:00 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së;
– 12:00 – Ekspozitë me foto dhe relikte nga lufta e UÇK-së – Galeria e Arteve – Ferizaj;
– 14:00 – Koncert për fëmijë – platoja para Komunës së Ferizajt;
– 16:00 – Akademia Solemne – fshati Jezerc – oborri i shkollës (organizimi me autobus – 15:00 oborri mbrapa i shkollës Gjon Serreqi – Ferizaj). Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri.  Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …