Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në betejën e Jezercit është frymëzim për brezat që vijnë për ta ruajtur lirinë me çdo çmim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fitorja e UÇK-së në betejën e lavdishme të Epopesë së Jezercit, është frymëzim për brezat që vijnë për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. “Në përvjetorin e Epopesë së Jezercit, me nderim kujtojmë dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani, Lulzim Guta, Bashkim Vishi, Sali Baliu, Arsim Zeqiri, Sejdi Sejdiu, Nazif Fevziu dhe Kemajl Kurteshi. Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë betejë të lavdishme dhe heroizmi i pashoq i burrave e grave, është frymëzim për brezat që vijnë për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme dëshmorëve e martirëve të kombit”, ka shkruar Haradinaj. Ndryshe, 28 shtatori në Ferizaj shënohet si Ditë e Dëshmorëve, ditë kjo që lidhet me Epopenë e lavdishme të Jezercit. Në shpatet e këtij vendi malor, më 28 shtator 1998 ranë 9 dëshmorë të UÇK-së, Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Kemajl Hetemi, Bashkim Vishi, Salih Baliu, Nazim Terziu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, rënia e të cilëve i dha vrull shtrirjes dhe rritës së UÇK-së në këtë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …