Shqipëria

Për nëntë muaj mbi 700 milion euro investime nga shtete të ndryshme në Shqipëri

Mediet në Shqipëri njoftojnë se gjatë nëntë mujorin e parë të këtij viti, në Shqipëri ka pasur rreth 700 milion euro investime nga shtete të ndryshme. Investimet më të mëdha janë bërë nga Holanda, me 139 milion euro, e pasuar nga Italia me 103 milion euro, mandej nga Turqia me shumë prej 63 milion euro, mandej Franca me afër 60 milion euro dhe shtete të tjera. Gjithashtu njoftohet se përderisa kemi rritje të shumës sp investimeve nga disa shtete, nga disa tjera ka pasur rënie të shumës së investimeve duke përmendur Zvicrrën e cila nga 77 milion euro investime gjatë vitit 2020, ka rënë në 39 milion euro në nëntëmujorin e parë të këtij viti që po e lëmë pas. Mediet njoftojnë se kjo rënie e investimeve nga Zvicra ndërlidhet me kryesisht edhe me përfundimin e punimeve të gazsjellësit TAP.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …