Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, fushata e korrje shirjeve është shtyrë për rreth dy javë

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, fushata e korrje shirjeve në vendin tonë është shtyrë për rreth dy javë. Pronarët e autokombajnave kanë deklaruar se ka kohë që ata kanë qenë të gatshëm për fillimin e korrjes së grurit por reshjet e shumta të shiut dhe lagështia e madhe e ka pamundësuar një gjë të tillë dhe kjo ka bërë që këtë vit, korrje shirjet të nisin më vonë se vitet tjera. Nga ana tjetër, bujqit kanë shfaqur brengën e tyre se ndonëse gruri ka qenë i mirë, kushtet atmosferike që kanë dominuar gjatë javëve të fundit, mund të ndikojnë në uljen e rendimentit të grurit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …