Për shkak të vonesës së pagave punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë sot futen në grevë

Për shkak të vonesës së pagave punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë sot futen në grevë

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nga sot do të futen në grevë, me që pagat e tyre nuk janë paguar më shume se një javë. Ky vendim u mor pas një takimi që Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania” , “Asim Vokshi” , “ Ismail Qemaili” , “Gjergj Fishta” dhe “Pjeter Pogdani” . Të njëjtit ditë më parë kanë protestuar për vonesën e pagave, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ishte zotuar se do ta zgjidhë problemin e këtyre punonjësve teknikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …