Për shkaktarët e qëllimshëm të zjarrëve paralajmërohen masa ligjore

Pasi  që  jemi  në  muajt  e  temperaturave  të  larta  dhe  thatësisë  së  theksuar  ekziston  rreziku  i  shpërthimit  të  zjarreve  në  terrene  të  hapura  dhe  përhapjes  së  shpejtë  e  të  pakontrolluar  të  zjarreve, andaj Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Rahovecit apelon tek  qytetarët  që  në  këtë  kohë mos të  shkaktojnë  zjarre  në  mjedise  të  hapura  duke  i  ndezur  hamullaret, stërnishtet  në  fushë  dhe  duke  u  bërë  shkaktarë  të  përhapjes  së  zjarreve  në  pyjet  dhe  shtëpitë  të  cilat  janë  të  kufizuara  me  ara  të  korrura.

Pronarët,  shfrytëzuesit  e  objekteve, pjesëve  të  objekteve  dhe  hapësirave, si  dhe  çdo  person  i  cili  e  vëren  rrezikun  e  dreët ejtpërdrejtë  nga  shkaktimi  i  zjarrit,  është i  obliguar  të mënjanojë   rrezikun,  respektivisht ta  fikë  zjarrin.  Nëse  nuk  mund  të  bëjë  këtë i vetëm, është i  obliguar  të  informoj  stacionin  më  të  afërt  të  zjarrfikjes  dhe  shpëtimit, stacionin  më  të  afërt  policor  apo  qendrën  operative  emergjente  në  numrin  112. Çdo  person  që  do  të  evidentohet  si  shkaktar  i  qëllimshëm  i zjarrit  do  të  ndëshkohet  dhe  do  të  ndërmirren  masat  ligjore.

Kërkojmë  nga  qytetarët  e  komunës së Rahovecit që gjatë kësaj kohe në çdo situatë t’iu ikin përdorimit të  zjarreve të hapura dhe ndezjes së mbeturinave nëpër prona private.

Nëse paraqitet nevoja e ndezjes së zjarreve në hapësira të hapura së pari duhet të  siguroheni që zjarri nuk do të përhapet ose paraprakisht të informoni njësinë zjarrfikëse  për t’i ndërmarr masat  preventive për parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Në të gjitha institucionet ndërmarrjet prodhuese e tregtare, pikat e karburanteve dhe  vendet ku depozitohen karburante, mjete të tjera ndezëse, të  rritet gatishmëria e plotë e  mbrojtjes nga zjarri për ruajtjen e pasurisë dhe jetës së njerëzve, thuhet në apelin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Rahovecit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …