Universiteti “Hasan Prishtina”

Për studentët e vitit të parë viti akademik 2020-2021 nuk do të nis më 1 tetor

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj ka njoftuar se viti i ri akademik 2020/2021, do të fillojë më 1 tetor, për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, kurse për studentët e rinj të vitit të parë do fillojë më vonesë. Ai ka shtuar më tutje se viti akademik do të fillojë me vonesë për studentët e vitit të parë, për shkak të vonesës se realizimit të maturës shtetërore. Vonesa në maturë, pasi është kërkesë ligjore për kalim në arsimin e lartë, shkakton vonesë zingjirore në shpalljen e konkursit për pranim të studentëve, shpalljet e rezultateve. Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga coronavirusi, mësimi në institucionet e arsimit të lartë do zhvillohet në mënyrë të kombinuar. Provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet tjera do të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera do të zhvillohen në distancë.

Kontrolloni gjithashtu

Luka Mishetiq hap fjalën përfundimtare me deklaratë të fortë: Hashim Thaçi i pafajshëm

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka nisur fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale me një …