Kryeministri, Albin Kurti e ka lidhur shpalljen e grevës me takimin e tij me kryetarin serb, Aleksandër Vuciq, më 18 gusht, në Bruksel. Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri thotë se greva u shpall më 17 gusht, sepse ashtu ka kërkuar ministri Hekuran Muratin. Ai këshillon Kurtin ta pyes vartësin e tij për këtë. Sipas sindikalistit, Ymer Ymeri greva ka pasur të mbahet 7 ditë më herët, por ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar një javë kohë. Dëgjuam edhe dje në Kuvendin e Kosovës, por kryesia e BSPK-së e ka pasur si plan ta shpallë grevën me datën 7 gusht, por ka qenë pikërisht takimi i ministrit Murati me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin, që kanë kërkuar që të shtyhet së paku edhe për një javë ditë. Një javë ditëshi, i ka rënë me datë 17 të atij muaji. Prandaj, nëse dyshimet e Kryeministrit Kurti janë pse me datën 17, është mirë ta pyes ministrin, Murati, pse ka kërkuar të mos shpallet me datë 10, por të shtyhet për atë ditë.
