Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde shprehet optimist rreth mundësisë se liberalizimi i vizave për Kosovës do të ndodh vitin e ardhshëm

Jam optimist se liberalizimi i vizave për Kosovës  do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai  është treguar i prerë pasi është pyetur se a do të hiqen vizat në muajin shkurt ose mars, duke thënë se “përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është pohuese “Përgjigja pak më e gjatë është që të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren ku në kuadër të një projekti ku kanë marrë pjesë nxënës nga vende të ndryshme. Dhe kam thënë edhe aty që liberalizimi i vizave është një anakronizëm. Pra, ajo që është e rëndësishme është edhe deklarata e ministrave të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës, të cilët kanë deklaruar se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën sa më shpejt sepse procesi është vonuar”, është shprehur ambasadori për transmetuesin publik. Tutje, Rohde ka thënë se është ambasadori i fundit që do të përgjigjet rreth pyetjeve për liberalizimin e vizave. Ndryshe, Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët të publikuar më herët  nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, kanë bërë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, por nuk kanë treguar kohë as datë të caktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …