Ymer Ymeri

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, demanton me fakte Albin Kurtin, lidhur me caktimin e ditës për fillimin e grevës

Kryeministri, Albin Kurti e ka lidhur shpalljen e grevës me takimin e tij me kryetarin  serb, Aleksandër Vuciq, më 18 gusht, në Bruksel. Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri  thotë se greva u shpall më 17 gusht, sepse ashtu ka kërkuar ministri Hekuran Muratin. Ai  këshillon Kurtin ta pyes vartësin e tij për këtë. Sipas sindikalistit, Ymer Ymeri  greva ka pasur të mbahet 7 ditë më herët, por ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar një javë kohë. Dëgjuam edhe dje në Kuvendin e Kosovës, por kryesia e BSPK-së e ka pasur si plan ta shpallë grevën me datën 7 gusht, por ka qenë pikërisht takimi i ministrit Murati me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin, që kanë kërkuar që të shtyhet së paku edhe për një javë ditë. Një javë ditëshi, i ka rënë me datë 17 të atij muaji. Prandaj, nëse dyshimet e Kryeministrit Kurti janë pse me datën 17, është mirë ta pyes ministrin, Murati, pse ka kërkuar të mos shpallet me datë 10, por të shtyhet për atë ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …