Përfaqësuesit e MSh-së dhe OBSh-së diskutojnë për shëndetësinë në vend

Përfaqësuesit e MSh-së dhe OBSh-së diskutojnë për shëndetësinë në vend

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka pritur sot në takim Cristoph Hamelmann, udhëheqës i Zyrës Evropiane për investime për Shëndetësi dhe Zhvillim me seli në Vendik të Italisë. Në këtë takim zëvendësministri Sadiku e ka njoftuar delegacionin e OBSh-së për zhvillimet në shëndetësi, përgatitjet për sigurime shëndetësore, Sistemin e Informimit Shëndetësor, Odat e profesionistëve shëndetësor, me theks bartjen e disa përgjegjësive nga ministria tek komunitetet mjekësore. Sadiku ka falënderuar OBSh-në për bashkëpunim të vazhdueshëm si dhe përkrahjen të cilën kjo organizatë ia ka dhënë shëndetësisë kosovare në shumë fusha. Ndërkaq udhëheqës i Zyrës Evropiane për investime për Shëndetësi dhe Zhvillim me seli në Vendik të Italisë, Cristoph Hamelmann, ka theksuar se është i informuar mirë për punët e Zyrës së OBSh-së në Kosovë. “Zyra jonë në Venedik merret me tematika specifike, kryesisht me sistemin e shërbimeve shëndetësore; gjithëpërfshirjen në shërbime shëndetësore, qeverisjen e mirë, etj”, është shprehur ai, duke shprehur interesimin për të ndihmuar ministrinë edhe përmes stimulimit të prodhimit të produkteve mjekësore dhe pajisjeve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …