Përfaqësuesit e Organizatës “TIKA” vizitojnë QKMF-në në Kaçanik, përurojnë donacionin e aparaturës mjekësore

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi së bashku me përfaqësues të Organizatës “TIKA” bënë përurimin e aparaturës mjekësore, një ultrazë me tre sonda si dhe një zhvillues të avancuar filmi për rrezet rëntgen, në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik. Kryetari Ilazi falënderoi organizatën “TIKA” dhe popullin turk për mbështetjen dhënë Komunës së Kaçanikut në fusha të ndryshme, e së fundi edhe në shëndetësi. Kryetari Ilazi theksoi se këto donacione janë të domosdoshme, për ngritjen e shërbimeve sa më cilësore për pacientët. Nga ana tjetër, Shefi i Zyrës së organizatës “TIKA’ në Kosovë- Hasan Burak Xheran, përgëzoi Kryetarin Ilazi për objektin modern të QKMF-së dhe për mirëmbajtjen e tij, ndërsa shtoi se ka vizituar shumë QKMF në tërë Kosovën, por objekti në Kaçanik është model për Kosovën. Shefi i zyrës falënderoi komunën për bashkëpunim, ndërsa premtoi bashkëpunim edhe në projekte të reja në Kaçanik. Drejtori i QKMF-së Sinan Zeneli po ashtu falënderoi organizatën turke për këtë donacion, ndërsa shtoi se falë kësaj aparature janë ngritur kapacitetet në shërbimin mjekësor dhe shërbimet ndaj pacientëve janë shumë efikase. Në këtë ceremoni e pranishme ishte edhe zëvendës shefja e zyrës së organizatës “TIKA” në Kosovë Fulja Aslan si dhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …