Përfaqësuesit e partive politike kanë nisur ta godasin opinionin me deklarime elektorale dhe përdorim të gjuhës denigruese

Përfaqësuesit e partive politike kanë nisur ta godasin opinionin me deklarime elektorale dhe përdorim të gjuhës denigruese

Dorëheqja e kryeministrit ka aktivizuar partitë politike në mobilizimin për zgjedhjet e reja, por përfaqësuesit e tyre nuk po bëjnë garë konkurruese për programe dhe ide, përkundrazi po merren me individë të caktuar të partive kundërshtare. Në këtë drejtim ata nuk po e kursejnë veten nga përdorimi i gjuhës urrejtëse dhe denigruese, duke e rrezikuar kështu integritetin e procesit zgjedhor. Menjëherë pas dorëheqjes së kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit (më 19 korrik) partitë politike në Kosovë kanë nisur të mobilizohen për zgjedhjet e reja. Pavarësisht faktit se ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të organizohet një proces i ri zgjedhor, përfaqësuesit e subjekteve politike kanë filluar ta godasin opinionin me deklarime elektorale. Në anën tjetër zyrtarë të opozitës kanë konsideruar se tentimet për zgjedhjen e një kryeministri të ri pa shkuar fare në zgjedhje janë duke vazhduar ende, pavarësisht faktit se është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit. Por megjithëkëtë përfaqësuesit e partive tashmë kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njëri-tjetrit. Thumbimet, akuzat, kundërakuzat, ofendimet, janë disa prej veçorive që po i karakterizojnë deklarimet e zyrtarëve të lartë të partive politike ditëve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …