Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së priten në takim nga kryeministri Hoti

Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së priten në takim nga kryeministri Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së. Siç njofton kumtesa, gjatë këtij takimi, Kryeministri Hoti diskutoi me të pranishmit për tema me interes dhe çështje që ndërlidhen me këto kategori, ku potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të qenë afër tyre në përballimin e sfidave që ata kanë. Kryeministri Hoti, theksoi se Qeveria që ai udhëheqë do të merret me trajtimin dhe realizimin e kërkesave të tyre. Ndërsa, përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe për gatishmërinë e tij që çështjet që ndërlidhen me ta të kenë trajtimin e duhur nga Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …