Mogherini

Përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese në dialogun Kosovë – Serbi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, thotë Maja Kocijançiçin, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë, Në lidhje me pohimet se në gjithë këtë proces do të mund të përfshiheshin aktivisht Gjermania dhe Franca, Maja Kocijançiç ka thënë se përshëndetet çdo angazhim dhe mbështetje që lehtëson dialogun, përfshirë edhe takimin e ri të mundshëm. Kontaktet tona po vazhdojnë. Përfaqësuesja e lartë Mogherini  do të jetë pjesë e takimit të liderëve në kuadër të procesit Bërdo-Brione në Tiranë më 8 e 9 maj. Ajo është e gatshme që sërish të caktojë takimin për dialog. Po ashtu është e qartë se Qeveria e Kosovës duhet të heqë taksën në mënyrë që të mundësojë përtëritjen më të shpejtë të dialogut”, ka thënë Maja Kocijançiq për mediet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …