leoni

Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Ministri, Behxhet Pacolli, e ka quajtur të pa pranueshëm mohimin e Masakrës së Reçakut nga autoritetet në Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, e ka quajtur të pa pranueshëm mohimin e Masakrës së Reçak nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke paralajmëruar se ka vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata të tilla dhe  që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata. Zëdhënësi i Millosheviqit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve. Arsyeja pse Daçiq dhe fashistë të tjerë në Serbi mohojnë krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare dështoi në sjelljen e atyre para drejtësisë që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë. Nuk kishte kurrë një de-nazifikim të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …