Përfundoi mbledhja e rregullt e KK të Rahovecit e fundit për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, njëherit e fundit për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesja e organizatës GERMIN, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së dhe OSBE-së. Si zakonisht, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin.

Pyetjet ishin rreth:

▪ Dekorimit të qytetit – dështimi i operatorin në përmbushjen e kontratës.

▪ Konkurset brenda DKA-së.

▪ Dhënia e infuzioneve në dhoma joadekuate – cënimi i privatësisë së pacientit.

▪ Trajtimi pabarabartë i pacientëve në dhënien e barnave esenciale në QKMF.

▪ Mëditjet e anëtarëve të Komitetit të Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale (komitetet konsultative).

▪ Reduktimi i ujit të pijes në Lagjen e Epërme.

▪ Emërimet në pozitën e ushtruesit të detyrës (UD) në QKMF kundër statutit të QKMF-së.

▪ Problemet e kanaleve të kullimit të tokave në fshatin Celinë.

▪ Shenjëzimi që ndalon parkingun para varrezave dhe lapidareve në fshatin Nagac.

▪ Dendësia e komunikacionit në qytet.

▪ Projekti i Sheshit Qendror – devijimet e mundshme në arkitekturë.

▪ Marrëveshja e komunës me fondacionin “Adrian Orllati” për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar.

▪ Shqetësimet e KF. Rahovecit rreth fushës së futbollit.

▪ Matjet gjeodezike për stadiumin e ri të qytetit.

▪ Intensiteti i punëve në Kompleksin Sportiv.

▪ Reduktimet e ujit në fshatin Operushë, gjendja jo e mirë higjienike e ambulancës në këtë fshat.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.

RENDI I DITËS me 17 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi i Raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2023;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2024;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2024;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2024;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Biodiversitetin (2023-2027);

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit (2023-2027);

  10. Shqyrtimi Raportit për zbatimin e Planit të Integritetit për vitin 2023;

  11. Shqyrtimi dhe miratimi i Shfuqizimit të vendimit 01 Nr. 303/22, i datës 29.04.2022 për miratimin e Planit Komunal për Integritet (2022-2026);

  12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktim të lokacionit për vendosjen e trafos elektrike P- 01015-44 ZK-Xërxë;

  13. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Rahovecit në shfrytëzim të personave fizik dhe juridik deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vite P- 08152-0;

  14. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për Zbatimin e procedurave dhe Vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës P- P- 08152-0; , sipas vendimit 01 Nr.____/23, i datës 00.12.2023;

  15. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;

  16. Shqyrtimi i Raportit mbi realizimin e Planit të punës së zyrës prokurimit për vitin 2023, dhe informatë mbi Planin vjetor të Prokurimit publik 2024;

  17. Shqyrtimi i Raportit i “Grantit të Performancës Komunale” për Komunën e Rahovecit për vitin 2022;

Me kërkesë të kryesuesit, pika e 17-të tërhiqet nga rendi i ditës me arsye që Ministria e linjës ende nuk e ka dërguar Raportin e Performancës. Seanca u cilësua konstruktive, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

May be an image of 12 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …