Përfundon faza e tretë e asfaltimit të rrugës Gërlicë-Prushaj

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani, vizituan nga afër punishten në asfaltimin e rrugës Gërlicë-Prushaj. Kryetari Ilazi tha se kjo është faza finale e realizimit të projektit, që do të ndihmoj banorët e kësaj ane në qarkullim më të lehtë. Kryetari shtoi se përmes asfaltimit të rrugëve në Kaçanik, gradualisht po përmbyllen problemet e infrastrukturës rrugore, për të vazhduar më pas me projekte konkrete në kuadër të zhvillimit ekonomik.

Menaxheri i projektit Valmir Krasniqi tha se projekti i fazës së tretë të asfaltimit të rrugës Gërlicë-Prushaj, ka kushtuar 11 mijë e 327 euro, investim i tërësishëm nga buxheti i komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …