Përkrahje për 10 fermerë të rinj të komunës së Shtimes

Si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në mes të komunës së Shtimes, përkatësisht Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (“IADK” ), të nënshkruar më 1.2.2017,  më 16.3.2017, kanë nënshkruar kontratat 10 përfitues të projekteve për serra.

Më nënshkrimin e këtyre kontratave fermerëve u ofrohet ndihma dhe përkrahja për ngritjen e serrave prej 160 m² përmes së cilave do të jenë në gjendje të prodhojnë për nevoja të veta dhe për tregun. Nga 10 përfituesit 6 janë femra.

“IADK”-ja, në këto projekte do të investojë gjithsej 10.000€, komuna e Shtimes 5.000€ kurse 5.000€ do të participojnë përfituesit. Në këtë shumë të përgjithshme parashihen edhe shpenzimet operacionale (selektimi, këshilla, trajnimi, monitorimi, komunikimi, materiale edukuese, raportim etj).

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave ka marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, z. Sabri Çerkini.

Pas nënshkrimit të kontratave dhe pas këshillimeve të dhëna, për përfituesit është mbajtur edhe trajnimi me temën “ Mbajtja e shënimeve “.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …