Përkujtohen 106 martirët e varë më 31 mars 1999 në Pastasellë të Rahovecit

Përkujtohen 106 martirët e varë më 31 mars 1999 në Pastasellë të Rahovecit

Në fshatin Pastasellë të Rahovecit, u përkujtuan 106 civilët e vrarë më 31 mars të vitit 1999 të cilët kanë qenë të strehuar në luginën e këtij fshati. Në 18 vjetorin e kësaj masakre u tha se këta martirë janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, thekoi se në mars të vitit 1999 fshati Pastasellë ishte shndërruar në një çerdhe strehimi për mijëra banorë që iknin nga komuna të ndryshme në kërkim të shpëtimit. Mirëpo, më 31 mars të atij viti, forcat serbe, në mënyrën më mizore vranë e masakruan 106 civil të pafajshëm. Ndërsa ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ngushëllimi më i mirë për këto familje është puna për krijimin e një jete më të mirë për ta. Kurse, në emër të familjarëve foli Jeton Krasniqi kryetar i këshillit të fshatit Pastasellë. Ai tha se sot kur po përkujtohet 18 vjetori i kësaj masakre, askush deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi për krimin e kryer.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …