Përkujtohen dëshmorët Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj, Selmon Dukaj dhe Altin Haskaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj bashkë me nënkryetarin, z. Sami Cacaj, Kryetarin e OVL-UÇK në Deçan, kolonel Avdyl Mushkolaj, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe për të kujtuar dhe nderuar veprën e lavdishme të dëshmorëve Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj dhe Selmon Dukaj.

Po ashtu, në Irzniq, ata u përkulëm me respekt të thellë në nderim të dëshmorit Altin Haskaj, i cili mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Lavdi të rënëve për liri, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …