Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, në 21 vjetorin e rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës”, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kanë nderuar kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi. Dalip Behra dhe Bekim Gashi me shokë i vunë gjoksin furtunës dhe vendosën të përballen me fatin, duke besuar se e drejta është në anën tonë dhe këtë luftë duhet ta fitojmë ne. Bijtë e Krushës së Madhe e ujitën tokën e dashur të vendlindjes me gjakun që po kjo tokë u fali. Ata e ndjenin se e kishin borxh luftën dhe rënien për liri, prandaj hynë me vendosmëri në këtë përballje. Sikur shumë shokë të tjerë dhe bashkëvendës të tyre e donin jetën, por jo jetën në robëri. Kjo i bën ata të jenë të veçantë dhe të kujtohen përherë me respekt e nderim. Dëshmorët që po i përkujtojmë sot dhe ata që ranë gjithandej trojeve shqiptare, na e lanë në dorë pishtarin e lirisë, pishtar që djeg e përvëlon secilin që nuk e mban si duhet dhe që nuk duhet të shuhet asnjëherë. Vetëm në këtë mënyrë do ta kemi rrugën të ndriçuar, sepse dëshmorët janë pishtarë të pashuar lirie. Jetësimi i lirisë me të gjitha të mirat e vështirësitë që ka, mbetet detyrë e çdoditshme dhe obligimi ynë i përhershëm. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, Dalip Behra e Bekim Gashi! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e trojeve shqiptare! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …