Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Pataqan i Ulët

Në 17-vjetorin e rënies së 4 dëshmorëve dhe 3 martirëve të fshatit Pataqan i Ulët i Komunës së Rahovecit u mbajte tubim përkujtimorë, ku morën pjesë zyrtar të lartë komunal, përfaqësues të OVL e UÇK-së  dhe familjar të të rënëve.

Lulzim Sylejmani, përfaqësues i fshatit Pataqan i Ulët tha se  17- vite me par ndodhi ajo që e prisnim, pamë se si bashkëqytetaret tanë vriteshin dhe masakroheshin si në fshatrat Krushë e Madhe, Fortesë, Celinë, Pastaselë  dhe në tërë Komunën e Rahovecit dhe tërë Kosovën.

Në fjalën e tij të mbajtur kryetarit të Komunës së Rahovecit z.Idriz Vehapi tha se të gjithë dëshmorët të cilët dhanë jetën për këtë tokë dhe këtë vend, së pari  kanë besuar në lirinë e popullit. Neve na mbetet ti kujtojmë, ti respektojmë fëmijët, familjet, shokët  dhe bashkëluftëtarët  e tyre, por mbi të gjitha të respektojmë të ardhmen e gjithë këtij populli.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …