Veseli u takua me kongresmenin amerikan, Eliot Engel

Veseli u takua me kongresmenin amerikan, Eliot Engel

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryekuvendari Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan, Elliot Engell. Në postimin e afishuar në profilin e tij në Facebook, Veseli ka bërë të ditur se ka biseduar me mikun e shqiptarëve, Eliot Engel, për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke evokuar miqësinë e shkëlqyer mes dy vendeve tona. Sipas tij, “z.Engell vazhdon të jetë zë i fuqishëm në Kongres, mbështetës i paepur i çështjes së Kosovës në të gjitha agjendat dhe sfidat me të cilat përballet shteti ynë”. “Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj Kongresmenit Engel dhe Lobit amerikan por edhe miqve tjerë gjithandej ShBA-së që me përkushtim dhe sukses prezantuan, mbrojtën dhe zhvilluan çështjen e Kosovës. Ne ndjejmë detyrim që miqësia jonë të thellohet dhe begatohet duke qenë kjo miqësi jona me ShBA-në vlerë e jashtëzakonshme e vendit dhe qytetarëve tanë”, thuhet në shkrimin e kryekuvendarit, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …