Me rastin e 29 vjetorit të rënies së dëshmorëve: Xhymshit Ahmet Badallaj, Gjylbehar Izet Badallaj dhe Hajrim Badallaj, sot mbahen homazhe tek sheshi i dëshmorëve në Zhur të Anadrinit, duke filluar nga ora 10.00. Po kështu aktivitete mbahen edhe në 19-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Kombit, Shefki Hamit Thaçi nga Rogova e Hasit, të Zonës Operative e Pashtrikut Brigada 126 dhe Enver Eqerem Duraku nga Brigada 124. Tubimet mbahen në vendrëniet e dëshmorëve. Në orën 10:30 bëhen homazhe te Varret e Dëshmorëve në Krushë e Madhe dhe në Rogovë të Hasit. Në orën 12:00 mbahen homazhe te vendi i rënies në malet e Gallushçs mbi fshatin Ilirion(ish Doberdelan) ku 19 vite më parë ranë dëshmorë, Shefki Thaçi dhe Enver Duraku. Në këtë betejë mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake e policore serbe, luftëtarët çlirimtarë për 8 ditë e net rresht ndaluan forcat serbe që mos te hynë në fshatin Pagarushë, ku ishte dhe spitali i UÇK-së. Me 28 mars, Shefki Thaçi nga Rogova Hasit bie dëshmor dhe plagoset rëndë, Enver Duraku, i cili vdes më 3 prill 1999 dhe shokët e luftës e varrosin, në fshatin Baincë të Drenicës. Më 28 mars, plagë të rënda marrin edhe ushtarët, Hamëz Kryeziu dhe Xhelil Thaçi nga Retia Rahovecit Sabit Gashi nga Studenqani i Suharekës, sot invalidë të luftës çlirimtare.
