Përkujtohet dëshmori Mejdi Korrani

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Mejdi Korrani, përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë bërë homazhe pranë varrit të këtij dëshmori në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Viti duke vendosur kurora me lule dhe duke nderuar këtë dëshmorë me një minutë heshtje. Gjithashtu homazheve u janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë, bashkëluftëtarë të tij dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në mesin e tyre edhe Këshilli i Pozheranit në krye me Ilir Zuken. Homazhe janë bërë edhe në shtatoren e këtij dëshmori në vendin e lindjes së tij në Pozheran.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …