Përkujtohet dëshmori i UÇK-së, Yll Morina

Përkujtohet dëshmori i UÇK-së, Yll Morina

Një delegacion i komunës së Gjakovës, i kryesuar nga nënkryetari i komunës Ramadan Hoti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varri i dëshmorit të kombit, Yll Morina, me rastin e 17 vjetorit të rënies. Me këtë rast, zyrtarët e komunës e kanë vlerësuar lartë kontributin për liri të dëshmorit, ndërsa kanë shprehur besimin e tyre se shembulli dhe sakrifica e Yllit do të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, mbi supet e së cilëve mbetet obligimi i ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe bërjes së një jetë më të mirë në këtë shtet. Yll Morina ishte njëri prej djemve të parë nga Gjakova që ju bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u dalluar për trimëri e guxim të pashoq. Ai u plagos rëndë gjatë një beteje në fshatin Gramaçel në muajin gusht të vitit 1998, ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Novi Sadit, me 15 mars 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …