Nesër në Aqarevë nderohet dëshmori i kombit dhe patrioti i shquar Ismet Rrahmani në 22 vjetorin e rënies heroike

Përkujtohet jeta dhe vepra atdhetare e dëshmorit të kombit, Ismet H. Rrahmani

Me rastin e 21 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, përkujtohet jeta dhe vepra atdhetare e dëshmorit të kombit, luftëtarin e orëve të para të luftës çlirimtare, Ismet H. Rrahmani nga Aqareva e Drenicës. Aktivitetet për përkujtimin e jetës dhe veprës së tij liridashëse do të bëhen, të martën, më 27 gusht, duke filluar në ora 12.00. Fillimisht do të bëhen homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Aqarevë ku pushon trupi i dëshmorit, Ismet H. Rrahmani, mandej do të vendosen kurora lulesh për të vazhduar më tutje me vizita te kulla e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …