Përkujtohet komandanti i UÇK-së, Shefik Beqiri, në 4 vjetorin e vdekjes

Me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së Komandantit të UÇK-së, Shefik Beqiri nga fshati Kopërnicë, i njohur si Komandant “Dardani”, Brigada 172 “Isa Kastrati”, Zona Operative e Karadakut, u fton të merrni pjesë në aktivitetet që ka organizuar Komuna e Kamenicës për nder të tij dhe në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për veprat dhe kontributin. Me datën 20.03.2024 mbahen homazhe te varrezat në fshatin Kopërnicë, duke filluar në orën 14:00.  Akademi përkujtimore, Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, duke filluar në orën 15:00. Ky aktivitet organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me rastin e 4 vjetorit të vdekjes së Komandant Dardanit. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën dhe luftuan për Lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, nëndega në Rogovë

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Haxhi Hoti – Komandant …