Brickos

KPMM

Përmbledhje e punës dhe aktiviteteve te KPMM-se për vitin 2016

Prezantimi i përmbledhjes së punës dhe aktiviteteve te KPMM-se për vitin 2016 ka për qëllim t’i transmetojë publikut të gjerë te Kosovës  arritjet dhe problemet në veprimtarinë e sektorit minerar, sfidat e vazhdueshme me të cilat ballafaqohet i gjithë sektori ne përgjithësi si dhe në veçanti, projektet, qëllimet strategjike dhe politikat ambicioze për reformimin e mëtejshëm të funksionimit dhe organizimit të tij. Në përmbledhje pasqyrohen informacione lidhur me përmbushjen e detyrave te KPMM-se, statistikat e veprimtarisë minerare, aktivitetet e brendshme dhe të jashtme të Bordit te KPMM-se, analiza vjetore e punës, vizioni, perspektiva dhe prioritetet.

Veprimtaria e KPMM-se e përshkruar në këtë përmbledhje përmban rezultatet e arritura, por edhe problematikën me të cilën është ndeshur gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie për vitin 2016. KPMM-ja, si një agjenci e pavarur e themeluar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, gjatë vitit 2016 është përballur me të njëjtat problematika të viteve paraardhëse por vlen te theksohet se me një numër më të vogël, të cilat e kanë penguar dhe vazhdojnë të pengojnë përmirësimin e mëtejshëm të administrimit të sektorit.

Në Planin strategjikë për tri vitet e ardhshme 2017-2019, kemi parashikuar qëllime strategjike dhe politika reformuese që parashikojnë disa iniciativa për ndryshime ligjore dhe organizative. Në këtë vit është shënuar një progres i dukshëm lidhur me përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit, me të cilat është siguruar përpunimi i shpejtë i informacionit dhe njëkohësisht nëpërmjet faqes zyrtare është përmirësuar aksesi i publikut në KPMM, si dhe përhapja e informacionit minerar me anë të publikimit elektronik të aktiviteteve te KPMM-se.

Vlen të përmendet se KPMM-ja këtë vit ka shtuar kontaktet e bashkëpunimit me një sërë institucionesh homologe të vendeve perëndimore e të rajonit, me të cilat ka pasur një shkëmbim të frytshëm idesh dhe përvojash reciproke. Nëpërmjet prezantimit me anë të kësaj përmbledhje të situatës aktuale me të cilën përballet sot KPMM-ja, gjej rastin t’u bëj një apel të gjitha institucioneve kompetente për të vlerësuar maksimalisht problematikat e krijuara dhe të ndërmarrin hapat e duhur bashkërisht, për të çuar përpara Planin e Veprimit për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale. Dhënia e aktvendimeve për licenca e leje nuk është vetëm një mision i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik te çastit, por njëkohësisht edhe një obligim qe këto licenca dhe leje te krijojnë një qëndrueshmëri ekonomike, mjedisore e biznesore për gjeneratat e tanishme dhe te ardhshme.

Misioni i zbatimit te ligjit për Miniera dhe Minerale është dhe do te mbetet edhe ne te ardhmen objektivi kryesor i KPMM-se duke krijuar barabarësi për biznesin që dëshiron te ushtroj aktivitet minerar. Ky mision do te realizohet përmes krijimit të gjithë hapësirës institucionale përmes shërbimeve cilësore, për rritjen e shpejt të investimeve në sektorin minerar, forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, rritjen e interesit të komunitetit dhe garantimin e qëndrueshmërisë mjedisore.

KRYESUESI I BORDIT TË KPMM-së

Musa Shabani

Prishtinë dt.22.12.2016

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …