Përmbyllet vizita e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu në Turqi

Fundjavën e kaluar, i pari i Ferizajt, Agim Aliu udhëtoi në Republikën e Turqisë, në vizitë zyrtare në disa prej komunave turke, vizita këto me qëllim shkëmbimin e përvojave në nivelin lokal, inicimin e bashkëpunimit mes komunave përkatëse dhe Komunës së Ferizajt si dhe investimet e mundshme në territorin e komunës së Ferizajt. Në këtë vizitë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu takoi Kryetarin e Komunës Bayrampaşa, Atila Aydıner, Kryetarin e Komunës Gaziosmanpaşa, Hasan Tahsin Usta, Kryetarin e Komunës Eyüpsulltan, Remzi Aydın, me ç ‘rast njoftoi këta të fundit për mundësitë që ofron Komuna e Ferizajt, resurset njerëzore dhe natyrore, ritmin e shpejtë të zhvillimit ekonomik, veçanërisht industrinë e lehtë, përparësitë gjeografike dhe afërsinë me shtetet fqinje, lehtësirat në të bërit biznes si dhe moshën e re të popullatës, fuqi punëtore. Drejtuesit e komunave të lartcekura u impresionuan me ritmin e shpejtë të komunës sonë, përkatësisht hovin ekonomik që ka njohur ky territor pas përfundimit të luftës. Ata u shprehën të gatshëm të vendosin raporte pune me komunën tonë në disa fusha si: ekonomi, me theks të veçantë në industri, infrastrukturë, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin mjedisor dhe politikat e organizimit urban, praktikat e mira të zhvillimit të gjithëmbarshëm arsimor dhe kulturor si dhe krijimin e një lidhje bashkëpunimi afatgjate në shkëmbimin e kapaciteteve humane, ekonomike e teknike. I pari i Ferizajt, Agim Aliu gjatë qëndrimit në Republikën e Turqisë u prit edhe në Asociacionin e Komunave Turke dhe organizata të tjera me shtrirje ndërkontinentale, ku pati rastin të njihet me formën e organizimit dhe veprimit të komunave anëtare të këtij mekanizmi, mundësitë që ofrojnë ato për bashkëpunim si dhe përparësitë e komunave gjegjëse. Këto komuna ku Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu zhvilloi takimet zyrtare me drejtuesit e tyre, përfaqësojnë miliona qytetarë turq të pozicionuar në Stamboll, kryeqendrën e zhvillimit ekonomik dhe skelën kryesore të qarkullimit të mallrave dhe njerëzve në linjën euro-azi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …