Perparim Gruda

Përparim Gruda: Ministrja që premton reforma, edhe pse e akuzuar, në sallën e gjykimit ushtron presion mbi Prokurorinë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar kundër deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga prokurori që të heq dorë nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sa ishte në opozitë. Gruda ka thënë se një deklaratë e tillë është ndërhyrje direkte në punën e organeve të drejtësisë. Ministrja që premton reforma, shfaqet në sallën e gjykatës si e akuzuar dhe bën presion mbi prokurorinë! Kjo thirrje mund të dëgjohet vetëm në vende me regjime totalitare, e assesi në një vend me aspirata për integrim evropian.  Zonja Haxhiu nuk duhet të harrojë se përveç e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës.  Nga pikëpamja profesionale, këtë gjë është absurd ta bëjë edhe një person laik në drejtësi e lëre më një ministre e Drejtësisë!”, ka shkruar Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …