Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Byroja e konfiskimit të pasurisë do të jetë instrument i sofistikuar politik në duar të Albin Kurtit

Pas miratimit në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ka reaguar edhe PSD-ja. Kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj, ka deklaruar se byroja do të jetë instrument i sofistikuar politik i kryeministrit Albin Kurti. “Nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve drejtuese e mbikëqyrëse të Byrosë. Drejtori i Byrosë do të zgjidhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, nga 5 anëtarët e Komisionit mbikëqyrës të këtij institucioni, 4 janë nën kontrollin politik të qeverisë duke pamundësuar një mbikëqyrje të pavarur. Zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe Auditori i Përgjithshëm zgjedhën me shumicë të votave në Kuvend, përderisa drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare zgjidhet nga Qeveria”, është thënë në reagimin e PSD-së. Më tutje, PSD-ja ka theksuar se LDK-ja  i është përgjigjur me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. “Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Pikërisht  kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në Vetëvendosje. Inferioriteti në LDK po e çon atë të pushteti, ende pa marrë pushtet”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …