Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Më 21 shkurt 2023 fillon gjykimi kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, para Trupit gjykues të Gjykatës Speciale

Më 21 shkurt 2023 nis gjykimi kundër ish-eprorit UÇK-së Pjetër Shala para Trupit gjykues të Gjykatës Speciale. Deklaratat hyrëse janë planifikuar të vijojnë edhe më 22 shkurt. Përmes një njoftimi për media, Gjykata Speciale ka njoftuar se më 21 shkurt, krye gjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë leximin e akuzave për të akuzuarin, do ta informojë mbi të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë të akuzuarin nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetë-deklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, prokurori i specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të dhënë deklaratat e tyre hyrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …