Përparim Gruda: Miratimi i Rezolutës për Hagën hap i rëndësishëm për mbrojtjen e çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur i kënaqur me miratimin e Rezolutës për Hagën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të të akuzuarve që po gjykohen në gjykatën speciale. Pas përfundimit të seancës, Gruda deklaroi se rezoluta ka gjuhë afirmative dhe synon të mbrojë parimet e gjykimit të drejtë sipas standardeve evropiane dhe Kushtetutës së Kosovës. “Sipas vlerësimit tim, është vepruar drejt që rezoluta u votua në këtë formë. Teksti mbron luftën tonë të drejtë dhe bën thirrje për respektimin e standardeve evropiane të procesit të rregullt gjyqësor. Kjo çështje nuk do të duhej të na ndante politikisht. Jam i lumtur që pothuajse të gjithë deputetët votuan pro. Është një hap shumë i rëndësishëm për të mbrojtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që po përballen me gjykimin në Hagë”, tha Gruda për media.  “Rezoluta është përgatitur nga profesionistë dhe është deponuar si peticion. Deputetët vetëm e kanë marrë tekstin dhe e kanë proceduar për miratim në Kuvend. Nuk ka pasur ndërhyrje në përmbajtje, pasi autorësia u takon hartuesve të saj”, theksoi Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla thirrje për tubim më 17 shkurt në Prishtinë në mbështetje të UÇK-së dhe ish-drejtuesve në Hagë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë thirrje nga …