Edi Rama: Ekonomia shqiptare në rritje të qëndrueshme, turizmi arrin 12 milionë vizitorë

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, ka deklaruar se ekonomia e vendit po vijon trendin pozitiv të rritjes, duke theksuar se tremujori i fundit i vitit 2025 ka shënuar një rritje prej afro 4%. Në podkastin Flasim, Rama u shpreh se këto shifra tregojnë një zhvillim të qëndrueshëm ndër vite, ndërsa theksoi se ekonomia shqiptare është duke u diversifikuar ndjeshëm. “Shqipëria nuk është më një ekonomi e kufizuar në një apo dy sektorë, por ofron mundësi investimi në pothuajse çdo drejtim për sipërmarrësit vendas dhe të huaj”, deklaroi ai. Duke folur për sektorin e turizmit, Rama theksoi se vendi ka arritur në rreth 12 milionë turistë në vit, duke e cilësuar këtë si një sukses të madh ekonomik. Ai shtoi gjithashtu se investimet e huaja direkte kanë arritur në rreth 1.5 miliardë euro në vit, duke reflektuar rritjen e besimit të investitorëve në ekonominë shqiptare. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur qeveria synon të thellojë më tej zhvillimin ekonomik dhe të tërheqë investime të reja strategjike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Sonte në vendin tonë qëndron presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Sonte në vendin tonë qëndron presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Me këtë rast …