Tema të tjera...
Daut Haradinaj: Qeveria po e çon Kosovën drejt izolimit dhe humbjes së aleatëve strategjikë
19/11/2025
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se seanca e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për buxhetin 2026 do të mbahet mend si një ndër seancat më të kontestuara dhe të paligjshme në historinë parlamentare të Kosovës. Ai tha se ekziston pikëpyetje serioze nëse seanca ka pasur kuorumin e nevojshëm dhe nëse kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është i vetëdijshëm për këtë fakt. “Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtetuese. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur Qeverinë,” tha Gruda, duke theksuar se PDK-ja e bojkotoi seancën për shkak të shkeljeve të parimeve bazë kushtetuese. Momente tensioni shpërthyen kur nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ndërhyri me zë të lartë gjatë fjalimit të tij. Gruda reagoi menjëherë: “Mos abuzo me detyrën! Je nënkryetare e Kuvendit, unë jam deputet. Ti nuk e di çka është qeveria në dorëheqje dhe çka është qeveria në detyrë.” Pavarësisht tentimeve për t’u rikthyer te diskutimi procedural, Gruda u përball me ndërhyrje dhe tensione nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kundërshtonin qëndrimin e tij mbi ligjshmërinë e seancës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
