Përshkallëzohet situata në dhunë e përplasje midis Policisë dhe opozitës

Protesta
e aktivistëve të opozitës është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me
pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Pas thirrjeve për lirimin e deputetës, Donika
Kadaj-Bujupi dhe brohoritjes së parullave kundër Isa Mustafës dhe Hashim
Thaçit, aktivistët opozitarë kanë nisur të hedhin gurë dhe shishe me ngjyrë
ndaj kordonit të njësive speciale që po siguronte hapësirën përballë ndërtesave
të Kuvendit dhe Qeverisë. Dsa protestues kanë hedhur gur edhe në drejtim të
xhamave të Qeverisë, ndërkohë që vërehet edhe përdorimi i koktejëve të
mollotovit. Me këtë rast, Policia në përpjekje për shprëndarjen e turmës, është
kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Pas kësaj, pjesëtarët e njësive speciale
kanë dalë jashtë oborrit të ndërtesave institucionale, duke u vënë në ndjekje
të protestuesve. Pos krerëve të opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe
Fatmir Limaj, protestës i është bashkuar edhe deputeti, Albin Kurti, shtëpia e
të cilit u bastis në mëngjesin e sotëm.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …