Përurohet Çerdhja për Fëmijë në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, në prani të shumë qytetarëve, përuruan Çerdhen për Fëmijë në Xërxë, projekt ky i cili është realizuar me buxhetin e komunës së Rahovecit. Kryetari Latif me këtë rast ka thënë se, Çerdhja për fëmijë në Xërxë, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore tashmë është e gatshme me kushte shumë të mira infrastrukturore, mirëpo jemi në pritje të pajisjes me inventar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në çerdhe mund të sistemohen deri në 80 fëmijë, nga mosha 9 muajsh deri në 5 vjeç. Në pjesën e parë të vitit të ri 2023 do të bëhet e mundshme të rekrutojmë personelin e ri të edukatoreve dhe atë ndihmës e administrativ, në mënyrë që pas pajisjes me inventar nga MASHTI, ky objekt shumë i rëndësishëm të vihet në funksion të plotë, me qëllim të edukimit në fëmijërinë e hershme dhe edukimit parafillor të fëmijëve tanë. E gëzofshi Çerdhen e Fëmijëve, të nderuar qytetarë të Xërxës, ka thënë kryetari Latifi.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …