Përurohet fusha e re sportive në fshatit Zaqisht të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina si dhe me qytetarë të fshatit Zaqisht, kanë përuruar fushën e re sportive të fshatit, e cila do të jetë një vend më shumë, për qëllime rekreacioni e sporti për të gjithë. Fushës së re multi-funksionale iu gëzuan veçanërisht fëmijët e fshatit, të cilët mezi prisnin për përfundimin e ceremonisë përuruese për t’i nisur lojërat e argëtimin. Në kohën kur teknologjia dhe bota virtuale po marrin shumicën e kohës së të rinjve, investimi në hapësira të ngjashme bëhet i domosdoshëm. Komuna e Rahovecit do të vazhdojë me investime në qendra të tilla sportive, në qytet e fshatra, që të krijohen kushtet adekuate dhe bashkëkohore për shprehjen e talenteve të tyre në sport, po ashtu të argëtohen dhe të jenë të shëndetshëm, duke e angazhuar edhe trupin, përpos mendjes.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …