Përurohet fusha e sportit në Llapçevë

Me rastin e shënimit të ditës së shkollës “Petro Nini Luarasi” në Llapçevë të komunës së Malishevës, është bërë edhe hapja e fushës së sportit për këtë shkollë. Fusha e sportit në këtë shkollë, është ndërtuar në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në shkollat e Komunës së Malishevës. Në shënimin e ditës së shkollës, mori pjesë edhe drejtori i arsimit në Malishevë, Avdi Morina, i cili pasi i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e ditës së shkollës, tha se “krahas fushës së sportit, për këtë shkollë është rregulluar edhe kabineti i informatikës dhe shumë shpejt do të pajiset edhe me kompjuter”. “Përkushtimi i Komunës së Malishevës është rritja e cilësisë në arsim dhe krijimi i kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe në kuadër të kësaj, janë bërë këto investime”, tha Morina. Me rastin e shënimit të ditës së shkollës, në 158 vjetorin e lindjes së Petro Nini Luarasit, foli drejtori i shkollës, Aziz Avdiaj, ndërsa lidhur me këtë shkollë, drejtori Avdiaj, tha se janë të përkushtuar në rritjen e cilësisë në arsim. Drejtori gjithashtu falënderoi edhe Komunën e Malishevës, për investimet në këtë shkollë, e në veçanti për fushën e sportit, e cila prej tani do të jetë në funksion.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …