Brickos

Përurohet rruga që lidh Rezallen e Re me Rezallen e Vjetër

Për nderë të ditës së Çlirimit të Skenderajt, në shenjë mirënjohje për kontributin e madh të dëshmorëve të kombit, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari me bashkëpunëtor, ka bërë përurimin e rrugës që lidh Rezallen e Re me Rezallen e Vjetër, rrugë e cila mbanë emrin e heroit të kombit, Malush Ahmeti. Gjithashtu në këtë ditë, është bërë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Malush Ahmeti, i cili ishte njëri ndër ushtarët e parë që iu bashkua radhëve të UÇK-së. Në këtë përurim kryetari Jashari, theksoi faktin se Heroi Malush Ahmeti, ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut të përkushtuar ndaj atdheut, ushtarit sypatrembur dhe një komandanti të shkëlqyer. Po ashtu rruga, ideali dhe amaneti i tij duhet të jetësohen nga ne, duke punuar për shtetin, rininë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë, duke vënë çdo herë në rend të parë interesin shtetëror para çdo interesi tjetër. Lufta heroike dhe sakrifica e tij sublime janë gurë themel i Lirisë dhe shtetit tonë. Ai Lirisë së Kosovës ia fali edhe djalin 7 vjeçar i cili u vra nga forcat serbe në vitin 1998. 21 vite pas, jetojmë e punojmë duke nderuar e ngritur deri në piedestal jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të Lirisë. Për familjen Ahmeti ashtu edhe siç e kemi planifikuar që të nderojmë familjet e dëshmoreve, ndava mirënjohje për kontributin e tij të veçantë dhe sakrificën sublime, gjatë luftës së UÇK-së, për lirinë e Kosovës. Pata nderin dhe kënaqësinë qe nga pjesëtaret e familjes Ahmeti, pranova një pikturë, të heroit, e cila do të këtë një vend të veçantë në ambientin ku unë punoj. Në fund të ceremonisë vizituam edhe vendin ku ra heroikisht komandanti Malush Ahmeti. Lavdi heroit Malush Ahmeti, Lavdi gjithë atyre që luftuan e sakrifikuan për Liri e Pavarësi, ka thënë me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …